Në të dielën e Pashkëve, në Prishtinë u përurua Mitropolia e parë Ortodokse Shqiptare në Kishën Katolike “Shën Antonio i Padovës”.
Ceremonia e inaugurimit u drejtua nga kryepeshkopi i parë i Kosovës, Nikollë Xhufka. Ai tha se ky është një moment gëzimi për të ndarë së bashku vlerat e paqes dhe shpresës që karakterizojnë këtë event historik për besimtarët.
Më tej Xhufka tha se hapja e Mitropolisë së parë Ortodokse Shqiptare të Kosovës, do të jetë rezultat i vetëdijesimit të komunitetit në Kosovë.
Kisha do të jetë e vendosur në lagjen Ulpiana në Prishtinë dhe Mitropolia do të qëndrojë e hapur për vizitorë nga ora 10:00 deri në 17:00.
Ndërkohë, besimtarët katolikë në Prishtinë ndoqën këtë të diel meshën në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.
Famulltari Don Agim Qerkini në mesazhin e tij tha se feja e krishterë duhet të jetë bartëse për paqe në jetë.
Në meshën e mbajtur pas mesnate, ipeshkvi i Dioqezës Prishtinë-Prizren Dodë Gjergji dha mesazhin e paqes dhe harmonisë mes njerëzve në mbarë botën./abcnews.al