Përurohet memoriali i Holokaustit në Tiranë, Yuri Kim falenderon shqip: Shembull i ndritshëm

schedule09:40 - 9 Korrik, 2020

schedule 09:40 - 9 Korrik, 2020

Ambasadorja  e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka falenderuar kontributin e Shqipërisë për të strehuar hebrenjtë pas ardhjes në pushtet të Hitlerit.

Këtë deklaratë, ambasadorja Kim e bëri nga ceremonia e përurimit të memorialit të Holokaustit në Tiranë.

Ajo tha se shqiptarët strehuan qindra hebrenj duke i shpëtuar ata nga vdekja e sigurtë, duke e quajtur këtë një histori frymëzuese të besës shqiptare. Kim e përmbylli fjalën e saj me një falenderim në gjuhen shqipe.

“Është një nder të jem para jush për të dedikuar këtë memorial. Miqtë tanë hebrenj mendon për ata që njihen si të drejtë. Pas ardhjes në pushtet të Hitlerit shqiptarët strehuan qindra hebrenj duke i shpëtuar nga vdekja e sigurtë dhe qeveria refuzoi t’i jepte atyre një listë me emrat që strehoheshin këtu.

Shqiptarët nga të gjithë sferat e jetës, punuar për të shpëtuar hebrenjtë, miqtë e tyre. Është një histori frymëzuese e kurajos dhe nderit, me fjalë të tjera, e besës shqiptare. Jam shumë krenare që qeveria e SHBA dhe punën e lodhur të anëtarëve të saj, falenderon guximin e popullit shqiptar përmes këtij memoriali. Populli shqiptar na ka dhënë një shembull të ndritshëm.

Ky memorial nuk është vetëm për të kaluarën, por edhe me të ardhmen. Le ta bekojmë kujtimin e Shqipërisë që mbrojti miqtë e saj hebrenjtë. Ky memorial na kujton gjithmonë rëndësinë e veprve të tilla. U frymëzofshin nga këto veprime. “Faleminderit shumë” (shqip)./abcnews.al