Peruja goditet nga tërmeti me magnitudë 7.2 ballë, lëndohen tetë persona

schedule16:50 - 28 Qershor, 2024

schedule 16:50 - 28 Qershor, 2024

Të paktën tetë persona janë lënduar pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.2 ballë që goditi brigjet e Perusë jugore.

Thellësia e tërmetit ishte prej 28 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGC). Tërmeti goditi 8 kilometra në perëndim të Atiquipa, rreth 600 kilometra në jug të kryeqytetit Lima.

Disa banorë të Atiquipa thanë në mediat sociale se ndjenë një tërmet shumë të fortë dhe të gjatë që shkaktoi lëkundjen e shtretërve të tyre.

Nga pamjet e publikuara në internet shihen llambat që lëkunden brenda shtëpive në Lima.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!