Peru, të paktën 6 të vdekur nga cikloni Yako

schedule09:26 - 11 Mars, 2023

schedule 09:26 - 11 Mars, 2023

Të paktën 6 persona kanë vdekur në veriperëndim të Perusë për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga cikloni Yaku.

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm dhe lumenjtë e tejmbushur filluan këtë javë, duke u rritur gjatë 48 orëve të fundit, duke prekur zonat urbane dhe rurale në zonat bregdetare të La Libertad, Lambagueque, Piura dhe Tubes (në veri), në kufi me Ekuadorin.

Cikloni Yaku, i cili është rreth 500 kilometra nga bregu i Perusë, “është një fenomen shumë i pazakontë, i cili ka shkaktuar shira të dendur në pjesën veriore” të vendit, tha drejtori i mbrojtjes civile Cesar Sierra për stacionin radiofonik Exitosa.

Ky lloj cikloni “i ndryshëm nga tropikët”, sipas shërbimit meteorologjik të Perusë, është i lidhur me fenomenin klimatik El Nino, i cili shkakton ngrohjen e ujërave të Paqësorit jashtë Amerikës së Jugut.

Në një deklaratë të mëvonshme, kreu i Institutit Kombëtar të Mbrojtjes Civile, Carlos Yanes, sqaroi se “deri më sot dhe që nga fillimi i sezonit të shirave (pak më shumë se tre muaj më parë) kanë humbur jetën 58 njerëz.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!