“Përtej kohës”, intimja e Artan Peqinit nga skulptura te piktura

schedule16:11 - 11 Maj, 2022

schedule 16:11 - 11 Maj, 2022

Dhimbja, gëzimi, jetë e shpresë këto janë ndjesitë e 3 akteve të “Përtej kohës “. Ekspozita në FAB i shfaq anën e panjohur skulptorit Artan Peqini. Artisti për herë të parë prezantohet me një ekspozitë pikture të plotë kuruar nga Najada Hamza.

Familja është në qendër të këtyre punimeve. Gjithçka nis nga portreti i nënës së artistit, i cili më pas pasurohet me rrëfimet e saj në mjediset e brendshme familjare, duke sjell një intimitet e një poetizëm magjik përmes formës e ngjyrës.

Në ciklin e dytë vijnë shtegtimet poetike familjare dhe me miqtë e afërt në gjjirin e natyrës, në rrethana pandemie. Por ajo që të bën përshtypje në këto punime metafizike është natyra e cila nuk është sfond, por qendër.

Sipas kuratores Narrativa e tij, thelbi realist i përshkrimit, mençuria e fabulës, pandashmëria e tij nga personazhet për të cilat tregon, e bëjnë gati të përafrueshme këtë pikturë  me konceptin e teatrit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!