Personi që qëlloi Macron me shuplakë, i apasionuar pas arteve marciale mesjetare

schedule14:19 - 9 Qershor, 2021

schedule 14:19 - 9 Qershor, 2021

Personi,  i cili ka qëlluar me shuplakë presidentin Francez Emmanuel Macron është i apasionuar pas arteve marciale mesjetare dhe nuk ka precedent të mëparshëm penal, sipas autoriteteve.

I dyshuari Damien Tarel, një 28 vjeçar ndodhet nën hetim për sulm ndaj një zyrtari publik.  Macron u qëllua gjatë një vizite zyrtare në Francën juglindore ndërsa po përshëndeste një turmë të vogël mbështetësve të tij.


Tarel, tha: “Montjoie Saint Denis”, thirrje e ushtrisë franceze kur vendi ishte monarki. Sipas autoriteteve, ai mund të dënohet me 3 vite burg dhe një gjobë prej 45,000 euro.  Në një intervistë për gazetën Dauphine Libere pas incidentit, Macron tha: “Ju nuk mund të shfaqni dhunë, ose urrejtje, qoftë në të folur apo në veprime, pasi po kërcënoni demokracinë”.

Macron është shënjestruar edhe më parë nga qytetarë të zhgënjyer. Në vitin 2016, kur ai ishte ministër i ekonomisë, ai u qëllua me vezë nga sindikalistët e guximshëm mbi reformat e punës .

“Ne nuk jemi dakord me atë  që ka bërë Presidenti Macron. Ne do të votojmë vitin e ardhshëm dhe shumë persona do të votojnë kundër tij, tha një qytetar “por kjo fushatë elektorale nuk mund të bazohet në dhunë.”/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!