Personi më i vjetër në SHBA mbush 115 vjeçe

schedule21:27 - 10 Nëntor, 2022

schedule 21:27 - 10 Nëntor, 2022

Një e moshuar nga Ioëa, e cila u verifikua si personi më i vjetër i gjallë në Shtetet e Bashkuara në fillim të këtij viti, festoi ditëlindjen e saj të 115-të.

Bessie Hendricks festoi ditëlindjen e saj të 115-të me një festë në Shady Oaks Care Center. Pjesë e festës ishin edhe 3 nga fëmijët e saj, të cilët jetojnë, përfshirë vajzën Joan Schaffer, që festoi ditëlindjen e saj të 90-të një ditë më parë.

Vetë nëna e Hendricks vdiq kur ajo ishte 13 vjeç, duke e lënë atë të kujdeset për vëllezërit e motrat e saj.

“Ajo gjithmonë kujdeset për familjen e saj”, tha djali i saj, Leon Hendricks. “Ajo e bënte gjithmonë këtë. Familja ishte e para për mamin. Gjithmonë.”

Hendricks u bë gruaja më e vjetër në Shtetet e Bashkuara në fillim të këtij viti, pas vdekjes së Thelma Sutcliffe në moshën 115 vjeç e 108 ditë. Grupi i Kërkimeve Gerontologjike aktualisht e rendit atë si personin e katërt më të vjetër në botë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!