Personazhe të famshëm shkruajnë letra falenderimi për punonjësit e shëndetësisë

schedule14:25 - 17 Prill, 2020

schedule 14:25 - 17 Prill, 2020

Personazhe të famshëm duke përfshirë Sir Paul McCartney, Stephen Fry, Ricky Gervais dhe Dame Emma Thompson kanë shkruar “letra dashurie” për NHS(Shërbimi Shëndetësor Kombëtar)  të cilat do të publikohen në një libër të ri bamirësie.

 

Të gjitha fitimet nga libri, i cili titullohet Dear NHS: 100 Stories To Say Thank You, do të shkojnë pë bamirësi në NHS Charities Together.

Një letër nga Dame Emma do të jetë gjithashtu në liber.

 

Figura të tjerë të famshme që kanë shkruar letra për librin, përfshijnë Sir Michael Palin, Dawn French, Graham Norton, Emilia Clarke dhe Louis Theroux.

Kay, i cili është një ish-doktor i ri, tha se “secili nga ne i ka borxh  NHS”.

Ai shtoi: “Është arritja jonë e madhe si komb, gjithmonë atje për ne dhe kurrë më shumë se tani për ta.”

Gervais gjithashtu do të shkruajë për librin.

 

“Meqenëse ky projekt ishte ideuar gati një javë më parë, unë jam frymëzuar  nga numri i njerëzve që kanë qenë në kontakt për të treguar historitë e tyre të mahnitshme.

“Libri, dhe paratë që do të mblidhen për bamirësi, janë një mnëyrë për të falenderuar punonjësit e kujdesit shëndetësor që rrezikojnë jetën e tyre çdo  ditë për të shpëtuar të tjerët.

Libri do të botohet në korrik dhe ka një çmim prej 16,99 £./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!