Nga Nolan Rappaport, The Hill
Mjekja Michele Carbone, nga Qendra e Kancerit në Universitetin e Havait dhe Departamenti i Patologjisë dhe një ekip kolegësh ndërkombëtarë shkruajtën një artikull, një informacion të besueshëm, në lidhje me COVID-19 shumë të rëndësishëm.
Disa nga pikat kryesore:
Së pari terminologjia e saktë: Emri i koronavirusit roman është ” SARS-CoV-2 “, dhe shkakton një sëmundje të quajtur “COVID-19” në afërsisht 30 përqind të njerëzve që janë të infektuar.
Maskat dhe distancimi social ndihmojnë në parandalimin e infeksionit, por mënyra e vetme për të qenë i sigurt është të qëndroni në shtëpi dhe të mos takoni njerëz. Është kaq e thjeshtë.
Por kjo do të kërkonte që ne të sakrifikonim rutinat tona normale të jetës.
A ia vlen? Si të menaxhojmë rrezikun?
Shumica e infeksioneve ndodhin në mjedise të mbyllura. Virusi ndodhet edhe në ajër si aerosol. Hapni dritaret dhe rreziku i infektimit do të ulet në mënyrë drastike, sipas Carbone dhe kolegëve të tij.
Sa më shumë njerëz të qëndrojnë në një ambient, aq më i lartë është rreziku i infektimit – për shembull, rreziku është shumë i lartë në një autobus të mbushur me njerëz, me ajër të kondicionuar me dritare të mbyllura.
Sidoqoftë, rreziku në një aeroplan modern është relativisht më i ulët, sepse ajri në kabinë filtrohet çdo 2 deri në 3 minuta.
Për shkak se qëndrojmë të mbyllur gjatë muajve të ftohtë të dimrit, rreziku i infektimit është më i lartë.
Aktualisht ekipi po përpiqet të mbajë nën kontroll rastet e SARS-CoV-2, e cila nga ana tjetër po zvogëlon përpjekjet për të parandaluar dhe trajtuar kancerin dhe sëmundjet e tjera kritike.
Kjo mund të kushtojë shumë jetë njerëzish.
Carbone dhe kolegët e tij vërejnë se Instituti Kombëtar i Kancerit (NCI) vlerësoi se kjo mund të ishte përgjegjës për rreth 10,000 viktima shtesë të kancerit të zorrës së trashë dhe të gjirit, sepse shqyrtimi i hershëm i kancerit për ato sëmundje është pezulluar tërësisht për shkak të Covid-19.
Për më tepër, vlerësimi i NCI nuk mori parasysh llojet e tjera të kancerit.
Statistikat janë false
Sipas Carbone dhe kolegëve të tij, afërsisht 70 për qind e rasteve me SARS-CoV-2 janë asimptomatike – por testimi kryesisht synon njerëzit që kanë simptoma; si pasojë, është duke u nënvlerësuar përhapja e gjerë e infeksioneve.
Gjithashtu janë duke u mbivlerësuar viktimat e shkaktuara nga COVID-19. Kushdo që humb jetën, i cili ka rezultuar pozitiv për COVID-19 llogaritet si viktimë e virusit, kur në fakt nuk është e sigurt nëse virusi ishte shkaku kryesor i vdekjes.
Tre në katër pacientë të sëmurë rëndë janë burra dhe shumica e fataliteteve ndodhin tek individë të moshuar me sëmundje të mëparshme. Vdekjet nga COVID-19 në moshat më të reja se 40 pa sëmundje të tjera janë shumë të rralla.
Vaksina
Tri vaksina janë bërë të disponueshme deri më tani.
Astra-Zeneca prodhoi vaksinën “Oxford”, e cila aktualisht po shpërndahet vetëm në MB.
Pfizer dhe Moderna kanë prodhuar secila një vaksinë të ARN- së. Këto vaksina janë në dispozicion në SHBA dhe Europë. Vaksinat e ARN përdorin teknologji të re që nuk është aplikuar më parë në vaksinat masive.
Antitrupat janë proteina të prodhuara nga sistemi imunitar që mbrojnë nga infeksioni. Përafërsisht 95 përqind e vaksinuarve kanë zhvilluar antitrupa IgG të cilët mbrojnë nga virusi.
Por këto vaksina janë testuar kryesisht në të rritur të shëndetshëm më të rinj se 60. Disa individë të moshuar që janë vaksinuar prodhuan më pak antitrupa IgG.
Vaksinat nuk janë testuar tek fëmijët.
Këto vaksina nuk do të ndalojnë përhapjen e COVID-19 Antitrupat IgG qarkullojnë në gjak dhe mbrojnë nga një infeksion sistemik, pra nga viruset që përhapen brenda trupit të njeriut.
Një lloj tjetër i antitrupave, i quajtur “IgA”, mbron sipërfaqet e mukozës së trupit , siç janë hunda, faringu dhe zorra.
Deri më tani, asnjë provë klinike nuk po kryhet në vaksinat që prodhojnë antitrupa IgA. Vaksinat që testohen prodhojnë vetëm antitrupa IgG.
Kjo do të thotë që virusi SARS-CoV-2 ende mund të infektojë sipërfaqet mukozale të individëve të vaksinuar.
Ky nuk duhet të jetë problem për njerëzit që vaksinohen. Antitrupat IgG duhet të ndalojnë përhapjen e virusit brenda organizmit, por virusi që rritet në sipërfaqet e mukozës në trupat e tyre mund të përhapet te njerëzit e tjerë.
Sidoqoftë, njerëzit që janë të infektuar prodhojnë të dy antitrupa IgA dhe IgG, kështu që sapo të shërohen nga infeksioni, ata janë “të sigurt”. Ri-infeksionet janë jashtëzakonisht të pazakonta.
Kur më shumë se 60 përqind e popullsisë kanë antitrupa që i mbrojnë ata nga virusi, përhapja virale do të ulet sepse virusi nuk do të jetë në gjendje të gjejë lehtësisht objektiva të prekshëm.
Ky quhet “imunitet i tufës”.
Fëmijët
Arsyeja kryesore ose e vetme për të vaksinuar fëmijët është mbrojtja e të rriturve, sipas Carbone dhe kolegëve të tij. Fëmijët, përveç atyre me disa sëmundje të rënda zakonisht nuk sëmuren me COVID-19.
Vaksinat COVID-19 shkaktojnë dhimbje, ethe dhe dhimbje koke që zgjasin disa ditë në shumicën e të rriturve. Ende nuk dihet se cilat do të ishin efektet anësore tek fëmijët.
Kur do të përfundojë pandemia?
Fakti që vaksinat që aktualisht janë duke u testuar, nuk zhvillojnë antitrupa IgA- nuk do të ishte problem nëse të gjithë do të vaksinoheshin, por kjo nuk ka gjasa të ndodhë.
Prandaj, vetëm këto vaksina nuk do të na shpëtojnë nga virusi në të ardhmen e afërt. SARS-CoV-2 po përhapet me shpejtësi. Dhjetë deri në 20 përqind t testeve në të gjithë botën rezultojnë pozitive.
Prandaj, sipas Carbone dhe kolegëve të tij, një kombinim i vaksinimeve dhe infeksioneve duhet të prodhojë imunitet të tufës ndoshta deri në qershor, kur shkalla e përhapjes së COVID-19 do të ulet duke shpresuar se do të zhduket.Ndërkohë, janë duke u zhvilluar ende trajtime efektive: kështu, shkalla e vdekshmërisë nga COVID-19 duhet të ulet në muajt e ardhshëm. Përktheu Sonila Backa/acbnews.al

