Një grup personash të maskuar me kapuç në kokë kanë bastisur ambientet e Universitetit të Kretës ditën e sotme, sipas raportimeve lokale.
Personat e maskuar hynë në fakultetin e Biologjisë dhe filluan të bërtasin dhe të provokojnë studentët, e për pasojë u krijua një sherr masiv midis grupit që bastisën universitetin dhe studentët.
Është dashur ndërhyrja e rojeve të institucionit dhe policisë për të ndaluar konfliktin.
Ndërkohë mësohet se nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy studentë të cilët janë transportuar në spital.
Protothema.gr shkruan se policia po heton arsyen e bastisjes së të maskuarëve në ambientet e Universitetit./abcnews.al/