Persona të armatosur rrëmbejnë 4 amerikanë në Meksikë, FBI ofron shpërblim për gjetjen e tyre

schedule09:38 - 7 Mars, 2023

schedule 09:38 - 7 Mars, 2023

Katër amerikanë u sulmuan dhe u rrëmbyen nga persona të armatosur në Meksikë pak pasi kaluan kufirin me një furgon me targa të Karolinës së Veriut.

“Të katërt u futën në një automjet dhe u morën nga njerëz të armatosur”, vazhdon deklarata, për të cilën agjentët federalë kanë shpallur një shpërblim prej 50,000 dollarësh për këdo që ndihmon në arrestimin e sulmuesve.

Katër amerikanët e rrëmbyer në Meksikë janë sulmuar gabimisht. Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Meksikës Andres Manuel Lopez Obrador.

“Informacionet që kemi janë se ata kanë kaluar kufirin për të blerë ilaçe në Meksikë kur ka pasur një përleshje mes dy grupeve dhe janë rrëmbyer”, tha ai.

Hetuesit besojnë se një kartel meksikan ka të ngjarë t’i ketë ngatërruar ata me kontrabandë droge nga Haiti, duke shtuar se nuk kanë identifikuar ndonjë histori kriminale nga ana e amerikanëve.

Presidenti Joe Biden “është i informuar” për këtë çështje dhe po e ndjek atë “nga afër”. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre tha se ajo që ndodhi ishte “e papranueshme”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!