Përshtypjet e vizitorëve në muze

schedule15:57 - 9 Korrik, 2019

schedule 15:57 - 9 Korrik, 2019

Kamera e ABC News sjell mesazhet e lënë nga vizitorët e thjeshtë dhe personalitetet në librat e përshtypjeve në Muzeun Historik Kombëtar dhe muzeun “ Shtëpia e Gjetheve “. Vizitoret përveç vlerësimeve, ka raste që japin sugjerime për ndryshim datash apo mbiemra te vene gabim. Drejtuesit nga ana tjetër thonë se këto shënime i marrin për bazë për të përmirësuar.

Njohja më e shpejtë me historinë e një vendi mbetet muzeu. Ndaj në sezonin veror numri i vizitorëve gjithnjë rritet. Por kësaj here ju ofrojmë impresionet shkruar prej tyre në librin e përshtypjeve.

Shënimet e tyre janë nga më të ndryshmet, vlerësuese prekëse kryesisht për periudhën e komunizmit, por nuk mungojnë edhe sugjerimet, apo historitë personale si kjo e rrëfyer nga ish e fejuara e piktorit Edison Gjergo.

Në librat e personaliteteve, nuk mungojnë shënimet nga figurat politike, ish-kryministri Fatos Nano, Sali Berisha si dhe diplomatë të huaj dhe delegacione, ku mesazhet e tyre janë kryesisht kortezhe, ndërsa vizitorët e thjeshtë janë më të sinqertë.

Së fundmi muzeu i gjetheve u vizitua edhe nga ish-presidenti i Francës Sarkozy. Muzeu historik kombëtar ka menduar që në 100 vjetor të këtij institucioni, këto libra kujtimesh do i përmbledhë në një libër.

Shumë prej librave të përshtypjeve i përkasin arkivit të shtetit për ruajtje./ABC News Albania 24/7