Gjashtë persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fazani”, në Lezhë.
Policia zbuloi një lokal, që ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e drogave të forta.
Në pranga përfunduan pronari i lokalit, 1 shtetase që ushtronte prostitucionin, 1 shtetas që shiste dozat e lëndëve narkotike dhe 3 shtetas që nuk kallëzuan këtë krim
Në kërkim u shpall një person, i cili ishte bashkëpunëtor për shitjen e lëndëve narkotike.
Policia sekuestroi doza të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, që u gjetën në lokal, 8000 euro, 9 aparate telefoni, dhe një automjet./abcnews.al