Përshtatën ambiente për organizimin e lojërave të fatit dhe vendosnin baste sportive, pranga 5 personave në Tiranë

schedule08:49 - 31 Janar, 2024

schedule 08:49 - 31 Janar, 2024

Pesë persona janë vënë në pranga në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Shady snake”.

Ata kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve, për organizimin e lojërave të fatit, si dhe ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte të vëna, në celularët e këtyre personave, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!