TIRANË- Kaosi opozitar nuk ia arriti qëllimit deri ne fund, në këtë seancë të radhës të tensionuar në Parlament. Deputetët e dy grupeve të bashkuara, të Berishës dhe të Bardhit, shkruan këtë të enjte në Parlament që prej orës 9:00 me planin, për të përmbysur karriget e anës së maxhorancës, si një mënyrë për të penguar ata të uleshin dhe të bllokonin punimet.
Forcat e gardës ishin të shtuara, por të paktën në hyrje nuk pati nevojë për ndërhyrjen e tyre. Pasi Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, e të tjerët të ndëshkuar nga Komisioni Etikës, iu binden vendimit të përjashtimin dhe nuk erdhën në Parlament.
Ndoshta kjo ndikoi në uljen e tonin e reagimit të kolegëve të tyre demokratë. Foltoren e zuri që në fillim deputeti Ervin Salianji, që nuk arriti as edhe një herë të merrte fjalën. Ne vend te saj, nxori fillimisht një tymuese blu, me pas një ngjyre mavi.
Qe me shume dëmtoi Sali Berishën, që qëndroi ulur tek karriget e para.
Megjithatë, këto tymuese nuk e ndalaun maxhorancën të kalonte një rend të ngjeshur me projektligje. Socialistet shmangen diskutimet dhe seanca mes tymit, zhurmës dhe karrigeve te përmbysura, u mbyll pas 30 minutash.
“Kjo ishte një greve”, tha Berisha.
Opozitarët nuk përjashtojnë dhe futjen në grevë urie, nëse mazhoranca nuk përgjigjet për kërkesat e tyre, për komisionet hetimore dhe largimin e Enkelejd Alibeajt nga Komisioni i reformës Zgjedhore. Por ende, edhe gjatë një mbledhjeje urgjente pas seancën, grevën e urisë nuk e artikuluan si një plan që të nis zbatimin në një datë të caktuar.