Përshkallëzohet situata në Spanjë: 233 humbin jetën brenda ditës, më shumë se 24 mijë të infektuar

schedule15:57 - 21 Mars, 2020

schedule 15:57 - 21 Mars, 2020

Koronavirusi vazhdon të përhapet me ritme shqetësuese në Spanjë. Vetëm brenda 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 3,355 taste të reja me Covid-19 në vend. Ndërkohë, numri i viktimave ka shkuar në total 1,326 pasi 233 persona kanë humbur jetën brenda ditës.

Shifrat për të shtunën i ka bërë të ditura ministria e Shëndetësisë në Spanjë duke sqaruar gjithashtu se numri i përgjithshëm i rasteve është rritur nga 19,980 që ishte të premten në 24,926 të shtunën.

Shifrat e frikshme kanë bërë që Spanja tashmë të jetë i katërti vend në botë që regjistron më shumë se 1,000 vdekje si rezultat i pandemisë. Vendi evropian renditet tashmë i treti vend më i prekur nga koronavirusi në botë dhe i dyti në radhë pas Italisë në kontinentin e vjetër.

Qeveria spanjolle shpalli gjendjen e mergjencës të shtunën, ndërsa vendi, ashtu si edhe shumë shtete të tjera në botë ndodhet në izolim.

Kryeministri Pedro Sánchez urdhëroi mbylljen e hoteleve, bareve, restoranteve dhe hapësirave të tjera publike ndërsa turistëve u është kërkuar që “të largohen menjëherë”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!