Përshkallëzohet situata në Katalonjë

schedule13:18 - 17 Tetor, 2019

schedule 13:18 - 17 Tetor, 2019

Nata e tretë e protestave në Katalonjë ka qenë sërish e dhunshme me protestuesit dhe forcat e policisë që janë përplasur me njëri tjetrin. Bilanci flet për 50 të plagosur. Nuk ka qetësi në Katalonjë pas dënimeve të liderëve separatistë.

Në natën e tretë radhazi, me mijëra manifestues janë përplasur me forcat special të policisë në Barcelonë. Manifestuesit vendosën barrikada në rrugë, I vunë zjarrin disa automjeteve dhe hodhën objekte kundër policisë e cila iu përgjigj me gaz lotsjellës.

40 persona kanë kërkuar mjekim si pasojë e përplasjeve të dhunshme, sipas raportimeve të mediave në vend, ndërsa mbrëmjen mes të martës dhe të mërkurës të plagosurit ishin 125.

Nga Madridi kryeministri Pedro Sanches i ka kërkuar presidentit të rajonit, Quim Tora dhe anëtarëve të qeverisë së tij që të dënojnë qartë dhe pa asnjë justifikim përdorimin e forcës.

Nga ana e tij Tora u shpreh se nuk mund të lejoht kjo lloj situate e cila duhet të marrë fund menjëherë. Oriol Junkueras, ish numri dy i qeverisë së Katalonjës dhe një liderët pro pavarësisë, i dënuar për përpjekjen për ndarjen nga Franca në 2017-ën, apeloi nëpërmjet profilit në Tuiter, që protestuesit të mos bien pre e dhunës dhe provokimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!