Përshkallëzohet protesta e fermerëve, kaos dhe përleshje përpara Parlamentit Europian

schedule10:25 - 1 Shkurt, 2024

schedule 10:25 - 1 Shkurt, 2024

Situata është përshkallëzuar në Bruksël, ku fermerët janë mbledhur përpara Parlamentit Europian, duke djegur traktorët. Edhe pse protestat e fermerëve nuk janë në axhendën zyrtare për samitin e Brukselit, ata u mblodhën për të kërkuar të drejtat e tyre.

Sipas informacioneve të fundit, një mijë traktorë u mblodhën në vendin ku do të zhvillohet samiti, ndërsa protestuesit janë kryesisht nga Belgjika. Fermerët rrëzuan një statujë historike në Sheshin e Luksemburgut, ndërkohë që u raportua edh për përleshje me policinë.

Ndërkohë, ditën e djeshme, fermerët francezë dhe belgë bllokuan një pikë kalimi në kufirin mes dy vendeve.

Në Francë, situata u përshkallëzua edhe më shumë mbrëmjen e së mërkurës, me arrestimet e para të fermerëve që donin të bllokonin tregun Ranji, qendrën ushqimore të rajonit të Parisit.

Gjithsej 91 persona u arrestuan në orët e vona të pasdites pas një bastisjeje në ambientet e këtij tregu me shumicë, pas dëmëve të shkaktuara.

Ndihma e shpallur dje nga qeveria franceze dhe koncesionet e Komisionit Europian dhe importet nga Ukraina, duket se nuk i kënaqi fermerët, të cilët po mobilizohen edhe në Itali, Spanjë dhe Gjermani.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!