Përshkallëzohet më tej situata, militantët palestinezë qëllojnë 130 raketa në drejtim të Tel Aviv

schedule22:39 - 11 Maj, 2021

schedule 22:39 - 11 Maj, 2021

Militantët palestinezë kanë deklaruar se kanë qëlluar 130 raketa në drejtim të qytetit izraelit të Tel Aviv, pasi sulmi ajror i këtyre të fundit rrëzoi një kullë në Rripin e Gazës.

Ndërtesa 13-katëshe u sulmua një orë e gjysmë pasi banorët morët paralajmërimin për t’u evakuuar. Ushtria e Izraelit thotë se po synon militantët në Gaza në përgjigje të sulmeve më të hershme me raketa, raporton BBC, përcjell Abcnews.al

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në ato që janë cilësuar si skenat më të dhunshme në vend ndër vite. Komuniteti ndërkombëtar u ka kërkuar të dyja palëve t’i japin fund sulmeve që pasuan ditët e trazirave në Jeruzalem.

Militantët kanë qëlluar tashmë më shumë se 400 raketa që nga e hëna mbrëma, duke vrarë dy izraelitë. Kurse, zyrtarët shëndetësorë në Gaza raportojnë se 28 palestinezë u vranë nga sulmet ajrore izraelite. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!