“Groenlanda është më tepër fiksim i Trump se çështje e sigurisë së Amerikës”, kështu është shprehur Endri Tafani ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, në emisionin “War Report” në ABC News, ndërsa foli për përshkallëzimin e tensioneve mes SHBA dhe Groenlandës.
“Groenlanda është një vend me mot të vështirë, dhe çdo furnizim mund të bëhet nga ajri ose nga deti. Sa i përket mineraleve të rralla është vërtet e pasur. Por në vend të parë është Kina, më pas është Brazili, apo vende si Australia. Pra nuk është se është vendi me burime të jashtëzakonshme, ka minerale por jo në sasi të jashtëzakonshme siç i kanë vendet e tjera, për më tepër që kostot janë shumë të larta që futesh dhe të nxjerrësh ato minerale. Pra po shohësh nga çdo pikëpamje nuk bën sens”, tha ai.
Më tej gjatë intervistës tha është një sfidë e madhe që të mbahet një bazë në Groenlandë dhe sipas tij ajo që po bën presidenti Trump nuk ka vlerë.
“Është sfidë e madhe të mbash bazë në Groenlandë dhe nga ana e sigurisë nuk ja vlen. Dhe sa i përket sulmit nga ana e Rusisë, Rusia e di që nëse do donte të sulmonte do merrte përgjigje të menjëhershme nga SHBA. Pra është me tepër një politike që nuk bën sens nga ana strategjike”, tha ai.
/abcnews.al/


