Përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës, policia mbyll pikat e kalimit në Jarinje dhe Bernjak

schedule19:48 - 31 Korrik, 2022

schedule 19:48 - 31 Korrik, 2022

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë mbyllur pikat kufitare në Jarinje dhe Bernjak, për shkak të bllokimit të rrugëve dhe ka bërë thirrje për qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare.

Serbët në veri kanë bllokuar disa rrugë disa orë para fillimit të masave të reciprocitetit me dokumente. KFOR-i ka dalë në terren për të vëzhguar situatën ndërsa në komunat në veri është ndezur një alarm që bën thirrje për mbledhje të qytetarëve.

Ky është njoftimi i Policisë së Kosovës për mbylljen e pikave kufitare:

Informacion zyrtar

31 korrik 2022,

Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve  në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak.

Njoftohen të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!