Shtëpia e prindërve të Beyonce në Hjuston u përfshi nga flakët mëngjesin e Krishtlindjeve.
Sipas Guardian, duke cituar Houston Chronicle, raporton se zjarrfikësja mbërriti në shtëpinë dykatëshe brenda pak minutash. “Ne e arritëm për rreth 10 minuta,” i tha gazetës komandanti i distriktit të departamentit të zjarrit të Houston, Justin Barnes.
Ndërsa, skaqet e zjarrit janë duke u hetuar.
Familja e Beyonce-s e bleu shtëpinë në vitin 1982 dhe këngëtarja jetoi atje deri në moshën 5-vjeçare. Raporti i Guardian vëren se kur ylli i popit ishte në qytet për turneun e saj botëror të Rilindjes, ajo u pa duke fotografuar shtëpinë.
Shtëpia në lagjen historike Riverside Terrace është ndërtuar në vitin 1946.
Shtëpia e familjes së Beyonce-s në flakë
/abcnews.al