Goli i shënuar në minutën e fundit nga Cenk Tosun vendosi sfidën Turqi-Shqipëri dhe ndihmoi vendasit për të qenë një hap larg kualifikimit në Evropian.
Tifozët, të cilët kishin ndjerë frikën e madhe disa minuta më parë nga rastet e humbura nga kuqezinjtë e Rejës, shpërthyen në festë dhe u çliruan përfundimisht. Lojtarët nuk ngurruan të festonin me përshëndetje ushtarake, në nderim të ndërhyrjes së ushtrisë turke në Sirinë Veriore.
Një veprim i tillë është cilësuar provokim nga UEFA, që pritet të marrë masa ndaj kombëtares turke. Shefit të zyrës së shtypit të qeverisë evropiane të futbollit nuk i ka pëlqyer aspak një festim i tillë.
“Nuk e kam parë personalisht atë gjest, që gjithsesi duket si një provokim i pastër. Rregullorja është e qartë dhe i ndalon referencat politike e fetare. Do ta shqyrtojmë në vijim këtë episod”, thekson Philip Townsend. /abcnews.al