Është mbështjellë nga misteri vdekja e një 22-vjeçareje në Folegandros të Greqisë, trupi i pajetë i së cilës u nxorr nga deti mbrëmjen e djeshme. Ajo kishte shkuar në zonën ku u gjet e vdekur për pushime me të dashurin, i cili po ashtu rezulton të jetë i zhdukur.
Lexo edhe: Gjendet e mbytur e reja në Greqi, çfarë dyshon policia
Të dyja familjet janë të tronditura për shkak të asaj që ka ndodhur, pasi vetëm një muaj e gjysmë më parë Greqia u trondit nga vrasja e Carolines nga bashkëshorti i saj, ngjarje që irritoi të gjithë opinionin publik.
Ekspertët nuk kanë zbuluar shenja dhune në trupin e vajzës së gjetur duke minimizuar mundësinë e një vrasjeje, megjithatë hetimet vazhdojnë, ndërsa zhdukja e të dashurit e bën edhe më të mistershme situatën. /abcnews.al