Kushëriri i bashkëshortes së Leo Messi, është grabitur, siç raportohet nga media “El Carin”.
Akti kriminal ka ndodhur në Argjentinë, në Rosario, teksa hajdutët kanë sulmuar me armë zjarri makinën në të cilën ndodhej kushëriri i Antonelës, partneres së Messi. Sapo ai ka ndaluar makinën, i janë grabitur gati 20 mijë euro.
Marianela, e cila ishte në makinë me kushëririn e Antonelës, deklaroi për një agjenci shtypi: “Po shkonim nga supermarketi në bankë për të depozituar disa para. Ata na thyen xhamat dhe na morën çantat me para.”
Kjo është një tjetër grabitje për familjen e Antonelës, pasi në muajin mars u grabit dhe u sulmua supermarketi në pronësi të partneres së argjentinasit./h.ll/abcnews.al