Përse Rama nuk e shkarkon Ardi Veliun? Mustafaj: Do të drejtojë sjelljen e Policisë gjatë fushatës

schedule17:47 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 17:47 - 11 Dhjetor, 2020

Ish-ministri Besnik Mustafaj, i ftuar në “ABC” përballë gazetarit Endri Xhafo, komentoi dorëheqjen e Sandër Lleshaj, pas protestave të realizuara për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policisë.

Ai u shpreh se pas kësaj ngjarje, Lleshaj duhet të jepte dorëheqjen.

I pyetur nga gazetari Endri Xhafo se përse kryeministri nuk e shkarkon Ardi Veliun, për ish-ministrin Veliu është njeriu i besuar i Edi Ramës dhe sipas tij është njeriu që do të drejtojë sjelljen e Policisë gjatë fushatës.

“Kjo mbetet e dyshimtë, hipoteza mund të kemi, por nuk është e arsyeshme të ndërtojmë bisedën në hipoteza. Veliu është njeriu i besuar personal i kryeministrit dhe është njeriu që do të drejtojë sjelljen e Policisë gjatë fushatës”, tha Mustafaj.

Gjatë bisedës në studio, Mustafaj foli edhe për protestat, qëndrimin e qytetarëve si edhe reagimin e Policisë.

Ai u shpreh se është shumë e vështirë që protestuesit të gjykohen, teksa kujtoi protestat e realizuara në Amerikë shumë më të dhunshme, Mustafaj tha se asnjë figurë e njohur nuk ka pasur një gjuhë të ashpër ndaj protestave.

I pyetur për qëndrimin inekzistent të PD, ai tha se beson që qeveria ka rritur ta kompleksojë lidershipin e saj, ndërsa shton: “PD nuk ka nevojë të jetë kryesuese e protestës, por të artikulojë politikisht pakënaqësisë popullore”, u shpreh më tej Mustafaj.

Sakaq ai shtoi: Rruga është një faktor, por jo i vetmi. Në të gjitha sistemet demokratike dëgjohet protesta e rrugës.  

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!