Përse nuk u pezullua AstraZeneca? Kushi: Mësuesve nuk u është bërë presion

schedule12:13 - 19 Mars, 2021

schedule 12:13 - 19 Mars, 2021

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se procesi i vaksinimit të mësuesve po vijon normalisht. E ftuar në studion e ABC, me Juli Xhokaxhi, minsitrtja tha se tashmë janë të gjitha provat se vaksina AstraZeneca është e sigurt.

“Besoj që procesi po ecën në rrugë të mbarë. Tani i kemi të gjitha provat që është vaksinë e certifikuar. Vaksina është e sigurt dhe më vjen mirë që procesi po ecën”, deklaroi ajo.

E pyetur nëse ka pasur mirëkuptim, tolerancë me mësuesit dhe përse nuk u pezullua përkohësisht kjo vaksinë, ndërkohë që shumë shtete e bënë, Kushi tha se arsimtarëve nuk u është ushtruar presion.

“Nuk ka presion, por përkundrazi mësuesit mund të vendosin vetë nëse e  bëjnë në këtë moment vaksinën. për shkak të hezitimit të disa mësuesve nuk mund të penalizojmë pjesën tjetër. Ne kemi filluar procesin sepse pjesa më e madhe e ndjejnë rrezikun dhe duan.

Ata që nuk duan, kanë të drejtë ta bëjnë në moment tjetër. Disa janë duke e kaluar, disa janë duke e kaluar dhe do të ketë një moment të dytë për të gjithë ata që nuk duan tani. Në asnjë rast nuk ka presion. Unë jam e sigurt se ata që hezitojnë do të ndërgjegjësohen. Por ne nuk i vëmë në presion. Dozat që erdhën në Shqipëri ishin të kontrolluara dhe të vërtetuara të sigurta”, deklaroi ministrja. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!