Sa herë që nëpër kinematë botërore lançohet një prodhim i ri kinematografik, pyetja e parë që na vjen nëpër mend është: Sa shumë fitime ka gjeneruar?!… Këtu marrim parasysh fakte të ndryshme që na shtyjnë të mendojmë diçka të tillë. Cilësia dhe lloji i filmit gjithmonë kërkojnë kosto të mëdha për nxjerrjen në dritë të tij. Gjithashtu dhe promovimi mbarëbotëror është diçka që përthith investime dhe shpenzime gjigande parash. Ndaj, kur prodhuesit ndërmarrin një rrisk të tillë në mbulimin e kostove, atëherë akoma më i madh duhët të jetë dhe përfitimi që ata kanë.
Holliwood-i njihet si një ndër industritë më fitimprurëse, prandaj dhe produktiviteti mbetet gjithmonë i gjallë. Shembull perfekt është edhe gjigani ekonomik “Avatar”, një prodhim i cili është konsideruar si filmi me fitimiet më të mëdha të të gjitha kohërave me 2.7 bilionë$. Por, ajo ç’ka vlen për tu përmendur është fakti se jo çdo film i cili është gjenerues të ardhurash, është domosdoshmërisht më cilësori apo më i suksesshmi. Filma shumë të njohur për ne, të cilët kanë rezistuar në kohë, në fakt, fillimisht janë konsideruar si dështime në xhepat e prodhuesve.
Më poshtë janë listuar disa nga këto filma, të cilët janë shumë të dashur për ne,por që në fakt kanë qenë një zhgënjim për kompaninë e tyre filmike.
Willy Wonka & dhe fabrika e çokollatave
Nuk bëhet fjalë për versionin e vitit 2005 që të gjithë e pëlqejmë aq shumë, por për versionin origjinal të tij të prodhuar në vitin 1971. A ishte ky film shumë i çuditshëm apo ngjethës për publikun e kohës? Cilado qoftë përgjigja, ky film mund të konsiderohet një dështim pasi në debutimin e tij arriti të mblidhtë vetëm 4 milionë$ fitime. Ai nuk arriti të klasifikohet as në klasifikimet e 15 filmave më të mirë të vitit përkatës. Për fat të mirë, ribërja e këtij filmi në vitin 2005, të luajtur nga Johny Deep dhe me efekte speciale të mahnitshmë, i dha atij një dorë të mirë ekonomikisht duke përthithur rreth 475 milionë$.
Fight Club
E vështirë për tu besuar, por filmi “Fight Club” rezultoi shumë i pasukesshëm për kompaninë prodhuese. I publikuar në vitin 1999, ky film arritI të mblidhte 37 milionë $ në kinematë amerikane dhe 63 milionë $ në ato botërore. Por megjithëkëtë ky prodhim mbetet si një ndër filmat më identifikues të aktorit protagonist Brad Pitt.
Magjistari i Oz-it
Një ndër historitë më lehtësisht të identifikueshme nga publikur, sidomos ai fëmijëror, Magjistari i OZ-it nuk e fsheh dot faktin se dështoi mjerisht kur u hodh në treg më 1939-n. Në kinematë amerikane ai arriti të mbledhë vetëm 3 milionë $ me një buxhet prej 2.7 milionësh $. U deshën ribërje të shumta dhe prodhime teatrale e operistike që të bënin të mundur që Dorothi dhe miqtë e saj të linin gjurmë në ekranet e gjithësecilit.
The Shawshank Redemption
Është e çuditshme të mendohet se një film kaq i dashur nga publiku të jetë gjithashtu një litodë kinemtografike, por The Shawshank Redemption në fakt ishtë nje zhgënjim financiar kur u lançua në vitin 1994. Më një buxhet prej 25 milionë$ ai arriti që të mblidhte vetëm 16 milionë të tilla. Por pavarësisht kësaj, ky projekt është pritur me nota shumë optimiste nga kritikët.
Blade Runner
Këtu nuk kemi parasysht ribërjen e vitit të kaluar por zanafillën e tij në vitin 1982. E vështirë të mendohet, por ky film i cili tashmë ka mbetur si kult i filmave aksion, dikur dështoi mjerueshëm duke përthithur vetëm 27.5 milionë $. As aktrimi i mrekullueshëm i artistit Harrison Ford nuk mundi ta shpëtonte atë. Me nota pozitive mbetet fakti që pavarsisht dështimit të tyre fillestar për shkak të promovimit të dobet apo cilësisë të ulët, ribërjet e tyre duket se po ia dalin mbanë më së miri që të shërbejnë si vakuum të ardhurash për kompanitë filmike./abcnews.al