Përse e kyçi “Shpirti” prokurorin në shtëpi? Artan Hoxha zbulon provat e SPAK-ut

schedule23:00 - 5 Korrik, 2021

schedule 23:00 - 5 Korrik, 2021

Në dosjen e prokurorisë nën akuzë për trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali janë përgjimet e grupeve kriminale, si dhe dëshmitë e të penduarve të drejtësisë, të cilët kanë rrëfyer para autoriteteve italiane fakte e prova që implikojnë në veprimtari kriminale prokurorin Maksim Sota, i pezulluar nga detyra.

Por konkretisht, për çfarë episodesh akuzohet prokurori? Gazetari Artan Hoxha zbulon detaje të reja nga dosja.

Prokurori akuzohet nga SPAK që ka përdorur për të lëvizur jashtë vendit 2-3 herë një makinë, të Ilirjan Duçollarit. Në fakt rezulton se ajo makinë ka ardhur nga Gjermania dhe nuk e ka Duçollari por një person tjetër që ka njohje me atë, Duçollarin.

Episodi i makinës dhe që thuhet që ka qenë në Itali dhe ka qëndruar te vëllai i këtij personit. Ky fëmijën e ka pasur nga 2012-15, përpara se të fillonte kjo historia. Ka marrë leje pa të drejtë rroge 3 vite. Është verifikuar që ka qenë në Itali, prokurori ka qëndruar pranë fëmijës që e ka pasur sëmurë.

Akuza tjetër është momenti që akuzohet se ka qëndruar në shtëpi me qira që e “ka paguar trafikanti”, ai ka çuar dokumente dhe thotë kam qëndruar te shtëpia e vëllait. Ky prokurori para dy javësh ka filluar një operacion në Vlorë janë asgjësuar 50 mijë rrënjë kanabisi në qershor” tha Artan Hoxha.

Maksim Sota është në masën “arrest në shtëpi”, në kuadër të operacionit “Shpirti” në bashkëpunim me autoritete italiane. Ilirian Zaimi alias Duçollari  ishte drejtuesi i grupit kriminal që trafikoi tonelata me drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe që etiketohet nga skafistët e penduar si “Daja” apo “Lani”. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!