Përrenjtë “mbysin” Gjirokastrën me tonelata mbetje

schedule12:36 - 19 Dhjetor, 2017

schedule 12:36 - 19 Dhjetor, 2017

Në Gjirokastër ende nuk ka një zgjidhje se çdo të bëhet me plehrat që zbarkojnë nga vërshimi i përrenjeve. Prej vitesh ato kanë depozituar tonelata, të cilat nuk largohen as me makineri.

Plehrat kanë marrë rrugë në thuajse gjithë territorin e Gjirokastrës. Siç shikoni edhe nga pamjet, këtu përpunimi i mbetjeve urbane duket një beteje e pazgjidhur. E gjitha vjen prej përrenjve që përshkojnë qytetit. Kur ka prurje të mëdha bashkë me to zbarkojnë edhe tonelata plehra.

Ethem Seferi drejtor i shërbimit komunal tregon për ABC News se përrenjtë në pjesën e sipërme të Gjirokatsrës janë kthyer në alarm. Prej vitesh ata depozitojnë mbetje e për pasoje edhe pastrimi i tyre nuk mund të bëhet me mjete, por vetëm me fuqinë punëtore.

Se si do veprohet me plehrat në Gjirokastër, është një zgjidhje ende në letër. Në takimin e fundit mes grupeve të interesit dhe bashkisë u fol se ndërtimi i landfillit  do të bëhet në fund të vitit 2020 në qytetin e Janinës, ose në fshatin Bajkaj të Delvinës. Projekti kap shifrën  e 2 milionë eurove dhe është një financim i Bashkimit Europian. Deri në 2020 gjirokastritët duhet të gjejnë vetë një mënyrë për të mos bashkëjetuar me ndotjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!