Përralla e njohur klasike për fëmijë “Aladini”, këtë fundjavë vjen e konceptuar si muzikal në Teatrin e Kukullave në Tiranë. Regjisori Endri Çela thotë se pjesa është konceptuar mes argëtimit dhe mesazheve edukative.
Përralla e njohur klasike “Aladini” këtë fundjavë vjen e konceptuar si muzikal në teatrin e kukullave . Regjisori Endri Çela thotë se pjesa është konceptuar mes argëtimit dhe mesazheve edukative. Llamba magjike, një xhind, 3 dëshira dhe djaloshi bukurosh, janë boshti kryesor i muzikalit “Aladini”.
Kjo është edhe premiera e parë e këtij sezoni për Teatrin e Kukullave. Përralla klasike e cila rrëfen historinë e një endacaku i cili përpiqet të fitojë dashurinë e princeshës se bukur duke përdorur fuqitë magjike të një xhindi, vjen e konceptuar në formën e muzikalit nga Endri Çela.
Fabula fort e njohur për fëmijët vjen e konceptuar përmes 4 komponentëve, aktrimit, kërcimit, këngës, por edhe akrobacirave. Qëllimi kryesor i regjisorit është dhënia e mesazheve jo vetëm për fëmijët, por edhe për prindërit. Personazhi i Aladinit vjen nga zëri dhe loja e Ilia Kacit.
Regjisori publikun e ka vendosur në mes të qytetit të Agrabas, aktorët do të kenë në këtë pjesë një interaktivitet me spektatorin në sallë. Qëllimi kryesor sipas Aladinit është përcjellja e mesazheve pozitive tek fëmijët. Muzikali Aladini do të jetë premierë këtë fundjavë në teatrin e kukullave./ABC News Albania 24/7