Izraeli bombardoi kampin e refugjatëve, Hamasi hakmerret me raketa në qytetet jugore

schedule09:14 - 15 Maj, 2021

schedule 09:14 - 15 Maj, 2021

Qyteti i Izraelit Ashdod është goditur sot nga raketat e hedhura nga luftëtarët e Brigadës Izz al-Din al-Qassam , krahu ushtarak i grupit militant Hamas që sundon Rripin e Gazës. Në orët e para të mëngjesit, krahu ushtarak i Hamasit tha se goditi me raketa qytetet izraelite Berseva dhe Ashdod si hakmarrje për goditjen fatale të Forcës Ajrore Izraelite në kampin e refugjatëve Ash Shati në Gaza, ku të paktën tetë persona mbetën të vrarë dhe 30 të tjerë u plagosën.

Sipas një raporti të The Jerusalem Post, zjarri shpërtheu në një fabrikë në zonën e portit. Ndërsa  luftëtarët e Hamasit godasin me raketa në drejtim të Izraelit,  avionët e Forcave Ajrore Izraelite qëllojnë në drejtim të Gazës .

Sipas informacioneve të paktën dy persona janë vrarë në një nga disa sulme ajrore izraelite. Sipas banorëve, anijet e Marinës Izraelite hapën zjarr, megjithëse nuk është e qartë nëse ato goditën enklavën Palestineze.

Ministria e Palestinës  tha se avionët izraelitë kishin shkatërruar një xhami. 11 viktima janë shënuar dje në Bregun Perëndimor, pas incidenteve midis protestuesve dhe forcave izraelite të sigurisë.

Të paktën 128 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës që nga e hëna, përfshirë 31 fëmijë – UNICEF thotë se midis tyre janë  20 gra, ndërsa të paktën 950 të tjerë janë plagosur, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Përplasjet midis ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës kanë shkaktuar trazira në qytetet që ka shumicë izraelite dhe arabe. Presidenti Reuven Rivlin ka paralajmëruar për rrezikun e një lufte civile. Egjipti vazhdon përpjekjet e saj për të arritur një armëpushim./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!