“Sipas kodit të etikës që gjendet në kontratën tonë të qeverisjes, Ministri i Brendshëm duhet të vazhdojë të jetë ministër”. Këtë e theksoi zëvendëskryeministri Luigi Di Maio pas përfshirjes në regjistrin e të hetuarve të Matteo Salvinit për çështjen “Diciotti”. Di Maio më pas kërkoi “respekt të plotë për gjyqësorin”, por përsëriti se “është detyra jonë për të zbatuar programin zgjedhor”. Zëvendëskryesministri, i cili për hetimin tha se “është një akt i duhur”, nënvizoi se qeveria merr përgjegjësinë politike të zgjedhjeve të bëra në rastin e bllokimit të emigrantëve në bordin e anijes Diciotti, dhe këshilloi Salvinin të mos “sulmojë” prokurorët.
“Këto ditë nuk ka pasur mungesë kompaktësie të qeverisë”, tha Di Maio – “unë duhet të falënderoj Ministrin e Jashtëm Moavero dhe Kryeministrin Conte sepse kemi bërë një lojë ekipore që do të jetë shumë e rëndësishme për emergjencat e tjera. Ishim të bashkuar në linjën që do mbanim, pasi ishte e nevojshme për të negociuar me vendet e tjera. Qeveria ka qenë dhe është kompakt në vendimet e marra”, nënvizoi ai.
Di Maio më pas është vendosur kundër BE-së. “Të premten ka pasur një takim të liderëve të BE-së, dhe as që janë shqetësuar përfaqësuesit, të cilët thanë se Italia duhet t’ia dalë e vetme dhe më pas shkuan të gjithë në det. Kjo ishte mbajtja e angazhimeve të tyre. Në këtë pikë bëmë sipas mendjes sonë sepse është shumë e rëndësishme që të mos lihet përshtypja se ekziston një Itali që ul kokën përballë arrogancës së BE-së “, përfundoi zëvendëskryeministri. Ndërkohë, shefi i qeverisë italiane Giuseppe Conte ka thënë se nuk do të aderojë në buxhetin e BE-së, për shkak të neglizhencës së Brukselit për të ndihmuar Romën në krizën e emigrantëve. /abcnews.al