Në më pak se 1 orë, “topçinjtë” e Arsenal do të presin në “Emirates Stadium”, “djajtë e kuq” të Manchester United, në përballjen e vlefshme për javën e 4-rt, të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ku padyshim pritet spektakël i garantuar.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Mikel Arteta i ka rreshtuar “topçinjtë” e tij, si zakonisht me formulën 4-3-3, ku në portë nuk ka si të mungojë, Aaron Ramsdale. Në krahët e mbrojtjes janë pozicionuar Ben White e Zinchenko, me qendrën që mbulohet nga Saliba e Gabriel. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Odegaard-Rice-Havertz, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Bukayo Saka, Eddie Nketiah e Gabriel Martinelli.
Në krahun tjetër, tekniku Erik ten Hag i ka rreshtuar “djajtë” e tij, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është “shtatlarti” kamerunas, Andre Onana, i cili do të mbrohet nga katërshja e prapavijës Dalot, Martinez, Lindelof e Wan-Bissaka. Para mbrojtjes janë vendosur Eriksen e Casemiro, ndërsa treshja Rashford-Bruno Fernandes-Antony do t’i vijë në ndihmë sulmuesit të vetëm, Antony Martial. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: