Përplasje të përgjakshme, Hamasi e sulmon me rreth 200 raketa Tel Avivin e Izraelit

schedule07:41 - 12 Maj, 2021

schedule 07:41 - 12 Maj, 2021

Vijojnë përplasjet e dhunshme mes militantëve palestinezë dhe ushtrisë izraelite vazhdojnë dhe të paktën 30 vetë janë vrarë në ditët e fundit në Gaza dhe Izrael.

Në shenjë hakmarrje militantët palestinezë kanë hedhë rreth 200 raketa në Tel Aviv të Izraelit pasi autoritetet ushtarake izraelite shkatërruan një ndërtesë në Rripin e Gazës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se nga sulmet janë prekur gjithashtu qytetet Ashkelon dhe Ashdod, në jug të Tel Aviv.

Nga sulmi është goditur dhe një shkollë ku autoritetet ndërprenë mësimin. Ndërkohë Nga e hëna në mbrëmje deri më sot, militantët qëlluan më shumë se 400 raketa në drejtim të Izraelit. Izraelitët thonë se ata goditën 150 objektiva në Gaza. Autoritetet shëndetësore thonë se 28 palestinezë u vranë.

Komuniteti ndërkombëtar po u kërkon të dy palëve t’i japin fund konflikteve që kanë vazhduar për ditë me radhë.

Grupi militant i kontrolluar nga Hamas ka thënë se po punon për të mbrojtur xhaminë al-Aqsa të Jerusalemit nga “agresioni dhe terrorizmi” izraelit pasi vendi, i cili është i shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë, ishte skena e përplasjeve midis policisë izraelite dhe palestinezëve të hënën, në të cilën qindra njerëz u plagosën.e.su./abcnews.al