Të paktën 17 persona janë vrarë të hënën në Juliaca në Perunë jugore, gjatë përplasjeve midis forcave të zbatimit të ligjit dhe protestuesve antiqeveritare.
Përplasjet shpërthyen në zonën e aeroportit të qytetit, në rajonin Puno, i cili është bërë epiqendra e protestave dhe trazirave që nga rrëzimi dhe arrestimi i ish-presidentit Pedro Castillo më 7 dhjetor.
Protestuesit kërkojnë që ish-presidenti Pedro Castillo të lirohet nga burgu dhe të shpallen menjëherë zgjedhjet.
/abcnews.al