Situata te Bayern Munich duket se nuk është e qetë.
Benjamin Pavard nuk është i kënaqur me faktin se si po trajtohet nga trajneri Nagelsmann. Ai nuk është i lumtur me faktin që më shumë rri në stol se sa në fushën e lojës, dhe për këtë situatë ka patur një përplasje verbale me teknikun e tij. Nervat nuk i kanë mbajtur dhe Pavard është larguar i nervozuar nga seanca stërvitore duke e lënë në gjysmë.
Francezi thuhet se është një nga objektivat e Chelsea dhe pas kësaj ngjarje, shanset që ai të largohet nga klubi bavarez janë të larta./ h.ll/abcnews.al