Presidenti Donald Trump i është kundërpërgjigjur kërcënimit të Rusisë se do të rrëzojë çdo raketë të ushtrisë amerikane që do të niset për në Siri. Kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se shumë shpejt regjimi i Damaskut do të goditet me raketa. Ndërsa nënvizon se marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë janë më të këqija se në Luftën e Ftohtë.
Uashingtoni dhe Moska janë në prag të një përplasje ushtarake në Lindjen e Mesme. Presidenti amerikan Donald Trump i është kundërpërgjigjur një kërcënimi të Rusisë, se do të rrëzojë çdo raketë të mundshme që do të lëshohet për të goditur regjimin e Bashar al-Assad. Me anë të një mesazhi në tuitër, kreu i Shtëpisë së Bardhë shkruan:
“Rusia premton se do të rrëzojë të gjitha raketat e lëshuar në Siri. Rusi bëhu gati, pasi ato do të vijnë, të bukra, të reja dhe të zgjuara! Nuk duhej të ishit partner me një kafshë që vret me gaz popullin e tij dhe kënaqet me këtë”.
Ndërsa më tej, Trump flet edhe për raportet me Moskën. “Mardhënia jonë me Rusinë është me keq se ndonjëherë më parë, përfshirë dhe Luftën e Ftohtë. Nuk ka asnjë arsye për këtë. Rusia ka nevojë për ne që ta ndihmojmë në ekonominë e saj”, vijon më tej mesazhi i presidentit amerikan i cili kërkon ndalimin e garës së posedimit të armëve dhe që të gjithë shtetet të punojnë sëbashku.
Më herët ambasadori i Rusisë në Liban, Alexander Zasypkin tha se ushtria e Kremlinit rezervon të drejtën për të rrëzuar dhe shkatërruar raketat e lëshuara nga SHBA në Siri. Gjithashtu kërcënoi se do të shkatërrohen mjetet të cilat do të lëshojnë raketat që do të sulmojnë regjimin sirian. Kjo përplasje mes dy palëve erdhi në sajë të reagimeve të ndryshme për sulmin e dyshuar me armë kimike në Siri. Ambasadori. Nga ana tjetër, liderët perëndimor thonë se janë dakordësuar që të punojnë sëbashku për të goditur përgjegjësit për sulmin në Duma të Gutës Lindore.
Ndërkohë, akvistët e opozitës siriane, ekipe të shpëtimit dhe disa mjekë njoftojnë se rreht 100 persona kanë humbur jetën në një sulm të dyshuar me armë kimike në qytetin Duma të kontrolluar nga rebelët në rajonin e Gutës Lindore. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, 500 qytetarë janë helmuar nga substancat kimike.
Qeveria e presidentit Bashar al-Assad, e cila mbështetet nga Rusia, mohon të ketë kryer ndonjë sulm të tillë. Ndërkohë, këto zhvillime vijnë pasi Këshilli i Sigurisë në OKB dështoi të miratonte ndonjë masë që do të vendoste nisjen e ndonjë hetimi për rastin në fjalë. /abcnews.al