“Përplasje” në Kukës mes strukturave lokale të socialistëve

schedule22:09 - 20 Shkurt, 2018

schedule 22:09 - 20 Shkurt, 2018

Përçahen socialistët e Kukësit. Shkak është bërë mbledhja e kryesisë së socialistëve, e zhvilluar më 17 Janar, ku u vendos që Safet Gjici të zëvendësoje Mimi Kodhelin si të deleguar për qarkun e Kukësit.
Dega e PS-së ka reaguar me nje deklaratë ku shpreh indinjaten per këtë zëvëndësim.

Pas kësaj, Partia Socialiste mblodhi kryesinë, ku u
vendos shkrirja e strukturave të saj në Kukës për t’i rizgjedhur ato nga e para. Në përfundim të mbledhjes së kryesisë Taulant Balla, tha se ky ristrukturim i degës së Kukësit do të nisë me zgjedhjen e një Asambleje të re për t’u pasuar më pas me zgjedhjen e kryetarit të degës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!