Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të mërkurë në Francë mes policisë dhe një grupi trafikantësh, ku si pasojë është vrarë një officer policie.
Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Avignon gjatë një operacioni anti-narkotik.
Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se disa oficerë ishin qëlluar gjatë sulmit dhe një ishte vrarë.
Ndërkohë akoma nuk është bërë I mundur identifikimi dhe kapja e autorëve të kësaj ngjarje.
Ndër të tjera zyrtari i sindikatës së policisë Vincent Dath ka bërë me dije se oficeri u qëllua gjatë një bastisjeje në një vend të njohur për tregtinë e drogës.
“Kjo është një çështje narkotikësh, jo një sulm i lidhur me terrorizmin,” tha Dath.e.su./abcnews.al

