Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal me ne rend dite Pani Zhvillimor Komunal.
Sipas LVV-së ky është tentimi i radhës për ta kontrabanduar dokumentin kryesor komunal mbi zhvillimin e qytetit, për të cilin ministria e Mjedisit ka konstatuar qartë shkelje të shumta procedurale dhe ligjore, duke lajmëruar mungesën e grupit te këshilltarëve të VV ne këtë seance.
Sipas Vetëvendosjes ky Plan Zhvillimor i propozuar ka marre 28 komente negative nga ministria e Mjedisit, sepse nder te tjera parashikon zgjerim të zonave ndërtimore në mënyrë të pakontrolluar, projekton rrugë që kalojnë nëpër toka bujqësore të cilësisë së lartë dhe rrezikon zonat e mbrojtura ujore.
Vetëvendosja e ka sulmuar kryetarin e kesaj komune duke e quajtur thirrjen e kesaj seance si klandestine nga Përparim Rama.
Ne refuzojmë të bëhemi pjesë e një procesi joligjor, joprofesional dhe të dëmshëm për Prishtinën”, thuhet në reagimin e LVV-së.
“Prishtina ka nevojë dhe do ta ketë një Plan Zhvillimor të ligjshëm, vizionar dhe të ndërtuar mbi interesin publik, e jo plan mbi tavolina të errëta me interesa private e partiake – siç po propozon kryetari të cilit i kanë mbetur vetëm edhe pesë muaj mandat”, thuhet me tej.
Përparim Rama është kryetar I komunës Prishtine nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa përplasja mes përfaqësuesve të VV në komunën e kryeqytetit me ata të LDK ka qenë e vazhdueshme gjate këtij mandati.