Një fëmijë dhjetë vjeçar ka humbur jetën mbrëmë pas një përplasje mes bandave të drogës në qytetin Nimes në jug të Francës, konkretisht në Pichevan, një periferi me aktivitet intensiv të tregtarëve të drogës, siç njoftoi sot Ministri i Brendshëm i Francës, Gérald Darmanen.
“Kjo është një tragjedi që nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Policia ka arrestuar tashmë disa trafikantë në javët e fundit”, tha ministri.
Të shtënat në lidhje me trafikun e drogës ndodhin në të gjithë Francën, por janë më të shpeshta në jugun francez dhe dëshmojnë për shkallën e dhunës së bandave për kontrollin e pikave të drogës.
Sipas burimeve të AFP-së, djali ndodhej në sediljen e pasme të një automjeti që ishte shënjestruar teksa kalonte në këtë lagje rreth orës 23:30. I plagosuri është drejtuesi i mjetit dhe daja i djalit. Një fëmijë tjetër i cili po ashtu ishte ulur në sediljen e pasme të makinës është në gjendje të mirë.
/abcnews.al