Barcelona po kalon një moment të vështirë financiar dhe drejtuesit kanë nisur nga puna në lidhje me uljet e rrogave. Samuel Umtiti është një problem që duhet zgjidhur shpejt, me mbrojtësin francez që nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Roland Koeman.
Sport.es shkruan se drejtuesit katalanas do i propozojnë uljen e rrogës dhe pranimin e huazimit, opsion që kundërshtohet me forcë nga 27-vjeçari me origjinë nga Kameruni.
Në kushte të tillë, e përditshmja iberike thekson se Barcelona mund të marrë masa ligjore, duke shkuar deri në ndërprerjen e kontratës (deri në 2023).
Për momentin ka “luftë” mes palëve dhe askush nuk ka ndërmend të tolerojë, teksa asnjë klub tjetër nuk ka paraqitur ofertë zyrtare për shërbimet e Umtiti, i cili u shpall kampion bote me Francën tre vite më parë. /abcnews.al