Përplasje me armë mes të rinjve, policia zbardh ngjarjen

schedule09:23 - 14 Maj, 2018

schedule 09:23 - 14 Maj, 2018

Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur pasditen e së dielës pranë ambienteve të një lokali në bulevardin “Bajram Curri” në zonën e njohur si “Pallati me shigjeta”, ku dy persona qëlluan me armë zjarri ndaj dy të rinjve.

A.G. 22 vjeç dhe Xh.H. 23 vjeç janë shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”.

Ndërkohë u arrestua edhe 23-vjeçari M.Gj. pasi ndihmoi dy të rinjtë që të arratiseshin.

Gjithashtu arrestohet një shtetas për përkrahje të autorit në krim.

Mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:10 dy të shpallurit në kërkim pas një konflikti për motive të dobëta tentuan të vrasin me armë 25-vjeçari A.B, i cili pësoi një gërvishtje të lehtë në kofshën e djjathtë.

Më pas, ata u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë “Opel”, që ishte në përdorim nga i arrestuari M.Gj.

Autoritetet në vendngjarje gjetën 3 gëzhoja të qitura nga një pistoletë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë i plagosuriri, A. B., 25 vjeç pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjetën 0.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!