Tre oficerë policie dhe tre anëtarë të një grupi të rrjetit të shpërndarjes së narkotikëve kanë mbetur të vrarë pas një përplasje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Zacateca, në Meksikë.
Sekretari i Përgjithshëm Rodrigo Reyes Murgueza bëri me dije se oficerët e policisë në momentin kur u zunë në pritë nga bandat, ishin duke patrulluar në zonë.
Ndërkohë nga anëtarët e bandës, u raportua se kanë mbetur të vrarë dy burra dhe një grua.
/abcnews.al/