Përplasja tragjike e trenave në Indi, rreth 100 trupa të paidentifikuar

schedule10:33 - 6 Qershor, 2023

schedule 10:33 - 6 Qershor, 2023

Kanë kaluar 5 ditë nga aksidenti tragjik i trenave në Indi ku humbën jetën 275 persona, mes të cilëve 100 akoma nuk janë identifikuar.

Incidenti vdekjeprurës hekurudhor i 2 qershorit – kur një tren pasagjerësh goditi një tren mallrash të palëvizshëm, doli nga shinat dhe goditi një tren tjetër pasagjerësh që lëvizte në drejtim të kundërt, është aksidenti hekurudhor më vdekjeprurëse në më shumë se dy dekada në Indi.

Pas përpjekjeve të vazhdueshme për t’i shpëtuar të mbijetuarit dhe për të pastruar dhe riparuar dëmet, trenat rifilluan të qarkullojnë në atë zonë në lindje të Indisë, mbrëmjen e 4 qershorit.

Drejtor i Shëndetësisë në Odisha, Bijay Kumar Mohapatra tha se autoritetet po përpiqeshin të siguronin kontejnerë të akullt për të ndihmuar në ruajtjen e trupave. Hetimet për incidentin veçse kanë nisur dhe raportimet preliminare tregojnë se një defekt në sinjal ka çuar në përplasje.

Përplasja e tre trenave në mbrëmjen e së premtes, është përshkruar si aksidenti më i rëndë me trena në Indi, këtë shekull. Ndërkohë më shumë se 1.000 persona janë plagosur dhe janë dërguar në spitale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!