Konflikti Presidencë-Kuvend për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese sipas ish-presidentit Bujar Nishani është një përpjekje e maxhorancës për të vënë nën kontroll një tjetër institucion të drejtësisë. Në një intervistë për ABC News, Nishani sqaron se Meta ka respektuar vetëm Kushtetutën dhe do të duhet që Kuvendi të zbatonte po Kushtetutën duke zgjedhur anëtarin e radhës në Gjykatën Kushtetuese.
Ish-Presidenti Bujar Nishani është i bindur se nëse do të ishte në pozitat e Ilir Metës do të kishte bërë të njëjtën zgjedhje me atë të Ilir Metës për plotësimin e vakancave të Gjykatës Kushtetuese. Në një intervistë për ABC News, Nishani kujton se në këtë rast Kushtetuta nuk ka lënë asnjë vend për interpretim pasi është shumë e qartë.
Por edhe në këtë rast për Nishanin maxhoranca i është rikthyer tentativës së saj për të kapur një tjetër instucion të drejtësisë siç është Gjykata Kushtetuese.
Por a gaboi Ilir Meta me dekretimin e gjyqtarit Besnik Muçi si anëtar të Gjykatës Kushtetuese në kohën kur ky i fundit nuk i ka mbyllur ende hesapet me procesin e vetingut?
Këtë të hënë Kuvendi do të votojë për dy emrat e rinj të Gjykatës Kushtetuese./abcnews.al