Përplasja për pronën/ Lirohet Mark Frroku, gjykata lë në burg Besnik Tomën, qëlloi me armë

schedule15:23 - 2 Nëntor, 2023

schedule 15:23 - 2 Nëntor, 2023

Ish-deputeti Mark Frroku dhe shtatë personat e tjerë të arrestuar për përplasjen e dhunshme ditën e diel të Kepi i Rodonit u lanë të lirë nga Gjykata e Durrësit.

Ndaj tyre u vendos masa “detyrim paraqitjeje”. Vendim më i ashpër u morr vetëm për Benik Tomën, të afërmin e ish-deputetit i cili dyshohet se qëlloi me armë dhe ende është në kërkim nga policia.

Konflikti i të dielës nisi gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës françeskane po bënin rrethimin e tokës që thonë se e kanë me certifikatë pronësie.

Banorët e fshatit Shetaj nuk i lejuan që të bënin këtë rrethim pasi edhe ata disponojnë një dokument pronësie, që pretendojnë se e kanë po për të njëjtën tokë. Konflikti mes tyre agravoi me përdorimin e sendeve të forta dhe armës së zjarrit. Në pranga u vunë ish deputeti Mark Frroku, Antonio e Martin Lazari si dhe Pal Doda, përfaqësues të kishës.

Policia arrestoi edhe Bajram Kaculin, Eron, Orgito dhe Ylli Reka, të gjithë banorë te fshatit Shetaj. Në dëshminë e tij ish deputeti deklaroi se nuk ishte përfshirë në konflikt, por ndodhej në Shetaj si përfaqësues i kompanisë kontraktuar nga kisha për të bërë rrethimin e tokës.

Ky nuk është rasti i parë i konfrontimit fizik mes banorëve të fshatit Shetaj dhe përfaqësuesve të Kishës Françeskane. Nga ana e policisë janë referuar disa herë materialet në Prokurori për përplasjen me palëve të cilat pretendojnë pronësinë e një tokë në Kepin e Rodonit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!