Përplasja për Kushtetuesen, Manja akuzon Metën për bllokim

schedule11:21 - 11 Nëntor, 2019

schedule 11:21 - 11 Nëntor, 2019

Arsyetim dashakeq me qëllim bllokimin e Gjykatës Kushtetuese e ka konsideruar kreu i komisionit të ligjeve Ulsi Manja reagimin e presidentit Ilir Meta në lidhje me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Nga foltorja e Kuvendit Manja sqaroi se nëse zbatojmë radhën, ajo i shkon Gjykatës së lartë, por në kushtet kur nuk ka Gjykatë të Lartë funksionale, bllokohet edhe për një vit Gjykata Kushtetuese.

“Radha është përcaktuar edhe për një arsye tjetër. Ka pasur në konsideratë ripërtëritjen e Gjykatës Kushtetuese. Ne nuk jemi në situatë normale, se vettingu e spastroi Gjykatën Kushtetuese,  vetëm një anëtar u konfirmua nga vettingu.

Çfarë ndodh? Kemi Gjykatën e lartë.

Një pyetje kam për juristët e Presidentit. E supozjmë që do zbatojmë radhën të parin Presidenti, të dytin ne sot, po radha i shkon Gjykatës së lartë, ne nuk e kemi funksionale, atëherë çfarë do bëjmë? Do bllokojmë Gjykatën Kushtetuese  edhe për një vit tjetër? Arsyetimi i presidentit është dashkeq, se me këtë formë synohet bllokimi i Gjykatës Kushtetuese?.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, ftoi deputetët të votojnë dy emrat për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

“Sot është momenti të dëshmojmë seriozitetin e vullnetin politik për ta bërë funksionale kushtetuesen. Duhet të bëjmë detyrën tonë, kandidatët që na ofrohen për votim janë dy zonja që i bëjnë nder gjykatës Kushtetuese. Kemi një debat me Presidentin, si përherë na paraqetitet si debat kushtetues po në thelb është konfliktik i pastër politik, që kur Presidenti e lexon kushtetutën politikisht e jo si garant i saj. Në rastin e kushtetueses duhet të çlirohet nga mentaliteti i konfliktit politik dhe të bashkëpunojë për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese”./abcnews.al