Përplasja në Unazën e Re, Paloka: Hetimi i aferës korruptive çon në burg Edi Ramën

schedule15:03 - 13 Nëntor, 2019

schedule 15:03 - 13 Nëntor, 2019

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, ka nxjerrë pamje të përplasjes së banorëve të Unazës së Re me policinë. Paloka shprehet se dje reagimi i kryeministrit Rama dhunoi banorët.

“Banorët e unazës janë viktima të korrupsionit të Edi Ramës, shqiptarët duhet të mësojnë se banorët e unazes se re po dënohen për shkak të babëzisë së Ramës”, tha Paloka.

“Hetimi i plotë i kësaj afere çon në burg kryeministrin Rama”, deklaroi Paloka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!